Një nga të përditshmet më të respektuara në botë The Times ka publikuar skandalin më të madh në historinë e Premier Ligës angleze në futboll.
Në mënyrë të veçantë, The Times zbuloi ekskluzivisht se në shtator 2013, Liverpool pagoi 1 milion funte për një marrëveshje jashtë gjykatës pasi u zbulua se ‘Reds’ kishin hakuar sistemin e skautëve të City.
Konkretisht, në verën e vitit 2012, tre nga skautët e Cityt u transferuan në Liverpool dhe më pas i treguan ‘Reds’ se si të hynin në sistemin Scout7.
Dave Fallows (skauti aktual i Liverpoolit), Michael Edvard (drejtori aktual sportiv i Liverpoolit) dhe Julian Ward (ish-skauti i Liverpool për Spanjën dhe Portugalinë) kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat e Zyrës së Skautëve të Manchester Cityt me qindra herë.
City ka zbuluar këtë abuzim duke punësuar ekspertë për kundërspiunim kompjuterik.