image Zbulohet se kush është 55-vjeçari që rrahu brutalisht vajzën në Tauk Bahçe

Siguri

Zbulohet se kush është 55-vjeçari që rrahu brutalisht vajzën në Tauk Bahçe

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një 55-vjeçari, i cili po dyshohet se ka rrahur pamëshirshëm vajzën e tij 10-vjeçare, në Tauk Bahçe të Prishtinës. Policia u aktivizua pasi pamjet e rrahjes brutale u shpërndanë gjithandej në rrjete sociale dhe pati reagime të shumta në publik.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që shihet në video është Bashkim Spanca, i cili po dyshohet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.

I dyshuari është arrestuar sot dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për keqtrajtimin e vajzës.

Pas intervistimit të tij, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që i njëjti është hetohet në procedurë të rregullt dhe ndaj tij të nisin hetimet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/