image Arrestohet dhe më pas lirohet burri që rrahu brutalisht 10-vjeçaren në Prishtinë - Sinjali

Arrestohet dhe më pas lirohet burri që rrahu brutalisht 10-vjeçaren në Prishtinë

news image

Pamjet e rrahjes brutale të një vajze në Tauk Bahçe të Prishtinës mbrëmë u bënë virale. Në këto pamje shfaqej një burrë që keqtrajton një vajzë të mitur, duke e rrahur pamëshirshëm. Fillimisht rasti nuk dihej se kur ka ndodhur, teksa tash Sinjali mëson se Policia ka identifikuar të dyshuarin, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas publikimit të pamjeve gjithandej në rrjete sociale, Policia ka nisur hetimet, me ç’rast ka zbuluar se burri që shihet në video është B.S.., 55-vjeçar, i cili ka rrahur vajzën 10-vjeçare.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për keqtrajtimin e vajzës.

Pas intervistimit të tij, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që i njëjti është hetohet në procedurë të rregullt dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin