image Zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës

Kosovë

Zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës

news image

Sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për 21 zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, si dhe familjarë të zyrtarëve policorë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Sot, 27.07.2021 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”. Në zbulimin e pllakës përkujtimore pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës”.

Ceremonia është mbajtur tek objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

/GazetaSinjali/