image Zbulohet një produkt i rrallë që nuk e ndot mjedisin

Shëndetësi

Inovacion/ Zbulohet një produkt i rrallë që nuk e ndot mjedisin

news image

Inxhinierja e kimisë, Sharon Barak ka bërë një zbulim revulucionar duke zgjedhur problemin e ndotjes nga lënda plastike.

Barak ka prodhuar një produkt unik me kombinimin e disa elementeve, i cili duket dhe mund të përdoret si najlon por që në të vërtetë nuk është i tillë.

Sipas saj nëse produkti futet në ujë, arrin të tretet në pak sekonda, madje ai ujë mund të përdoret edhe për pije.

Nga ky material ajo mund të prodhojë produkte për ta mbështjellur ushqimin dhe gjërat e tjera ushqimore.

Pas përdorimit do të shpërbëhet pa pasur efekte ndotëse për ambientin.

https://www.youtube.com/watch?v=7n5nj9Aqjjo&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3SgeDSzrRru6VqDnh3-xsYJMylsQD0i0m9w5VCbsY6CF55taD2lP3MuNA

Brenda vitit në botë prodhohen 300 mijë tonë plastikë ndërsa gjysma e tyre, pra 150 mijë tonë prodhohet vetëm për një përdorim.

Më shumë se 8 milion tonë plastikë hudhen duke ndotur detet dhe oqeanet./Gazeta Sinjali/