image Rama në Samitin e Klimës: Vendet e vogla vuajnë pasojat e ndotësve të mëdhenj

Shqipëri

Rama në Samitin e Klimës: Vendet e vogla vuajnë pasojat e ndotësve të mëdhenj

news image

Në fjalën e tij në Samitin e Klimës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha që, sipas tij, janë edhe ato që ndotin më shumë planetin.

Ai tha se Shqipëria është një vend jondotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike.

Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim. Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu. Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jondotës. Po, po, një vend jondotës”, tha Rama.

Sipas tij, prodhimi vendas i energjisë bazohet 100 për qind në energji hidrike, 100 për qind të rinovueshme.

Mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat për termocentrale për të kompensuar nevojat në muajt e thatësirës. Kështu që vendi im pyet, mos po paguajmë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur?! Besoj se do të marrim financime për të luftuar këtë ngërç. Këto financime nuk duhet të vijnë në formën e huave, që do të na fusin në një spirale borxhesh, por në formën e granteve, që do të na fuqizojnë për të investuar”, vazhdoi Rama , shkruan A2CNN.

Samiti i Klimës është duke u mbajtur në Glasgow të Skocisë ku pjesëmarrëse janë qindra shtete, mirëpo jo edhe Kosova./GazetaSinjali/