image Tymi mbulon Prishtinën

Kosovë

Tymi mbulon Prishtinën

news image

Prej vitesh, Kosova përballet me problemin e ndotjes së ajrit gjatë fundvitit. Me zbritjen e temperaturave fillon të rritet niveli i ndotjes së ajrit.

Sipas Prishtina Weather në orën 16 kur është marrë edhe pamja nga droni, në pikën matëse te Rilindja, vlerat e grimcave të materies PM2.5 shënonin mbi 75ug/m3, e atyre PM10 mbi 130ug/m3.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto raste është jashtëzakonisht i dobët.

“Tymi kaplon Prishtinën në këto ditë të qeta të motit të qëndrueshëm, pa erë të mjaftueshme që të shpërndajë ndotësit ajror, që shënojnë rritje në përqendrime orëve të mbrëmjes, shkaku i djegieve të vogla (small combustion) për ngrohje nga amvisëritë”, thuhet në postimin e Prishtina Weather në Facebook.

/GazetaSinjali/