Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erlinh Haaland është synim i Real Madridit, Manchester United, Manchester City, Barcelonës dhe PSG-së, shkruan Sinjali Sport.
Haaland prite të largohet nga ekipi në verën e vitit 2022.
Sipas BILD, tri klube janë të gatshme të paguajnë menjëherë pas largimit eventual të tij: Real Madrid, Manchester United dhe Manchester City.
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Khan ka konfirmuar klauzolën prej 75 milionë eurosh, shifër që klubet mund ta paguajnë, por lufta është se cili prej tyre do t’ia ofrojë Haalandit kushtet më të mira financiare.
“Ai ka kontratë me Dortmund deri në vitin 2024, por ai mund të largohet nga Borussia në verë për një shifër fikse prej 75 milionë eurosh”, tha Kahn.
Haaland ka shpërthyer në Bundesligë që prej transferimit te Dortmund, ku numëron 76 gola në 74 paraqitje.