image Zbulohet kalendari i sezonit 23-24 në Premier League, spikat derbi që në xhiron hapëse

Futboll

Zbulohet kalendari i sezonit 23-24 në Premier League, spikat derbi që në xhiron hapëse

news image

Është zbuluar zyrtarisht orari i Premier League për sezonin 2023-24.

Ndeshja e parë e xhiros hapëse të sezonit është ajo mes skuadrës së promovuar këtë sezon në Premier League, Burnleyt, dhe kampionit në fuqi, Manchester Cityt, e cila zhvillohet të premten, më 11 gusht nga ora 21:00.

Nënkampioni, Arsenal do ta mirëpret në shtëpi skuadrën e Nottingham Forest, në xhiron hapëse të ditës së shtunë, nga ora 13:30, më 12 gusht.

Derbi i xhiros hapëse do të jetë padyshim ai mes Chelseas dhe Liverpoolit, të cilat ndeshen të dielën nga ora 17:30.

Tottenham do të jetë mysafir i Brentford, po ashtu të dielën, nga ora 14:30.

Ndërkohë, dueli përmbyllës i xhiros hapëse do të jetë ai mes Manchester United dhe Wolves, i cili zhvillohet të hënën mbrëma në Old Trafford, nga ora 21:00.

Shorti i plotë i xhiros së parë për sezonin 2023-24:

/GazetaSinjali/