image Formacionet zyrtare, Man Utd - Aston Villa

Futboll

Formacionet zyrtare, Man Utd – Aston Villa

news image

Manchester United dhe Aston Villa do të zhvillojnë sot duelin interesant në Premier League në kuadër të xhiros së 33-të.

“Djajtë” i bëjnë konak skuadrës në formë, Aston Villas, në ndeshjen e cila fillon nga ora 15:00.

Aston Villa është aktualisht në ecurinë më të gjatë aktuale pa humbje në Premier League, duke qenë e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit, ku 8 i ka fituar, për t’u pozicionuar në pozitën e 6-të me 54 pikë.

Ndërkohë Manchester United vie pas një barazimi 2-2 ndaj Spurs në mesjavë, kurse do të kërkojë sot fitore për të përforcuar pozitën që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Man Utd XI: De Gea; Dalot, Lindelof, Shaw, Malacia; Casemiro, Eriksen; Sancho, Sabitzer, Fernandes; Rashford.

Aston Villa XI: Martinez; Young, Konsa, Mings, Moreno; Douglas Luiz, Dendoncker; McGinn, Buendia, Ramsey; Watkins.

/GazetaSinjaliSport/