image "Treni i fundit" për londinezët, formacionet zyrtare Arsenal - Southampton

Futboll

“Treni i fundit” për londinezët, formacionet zyrtare Arsenal – Southampton

news image

Arsenali dhe Southamptoni do të hapin duelin e xhiros së 32-të në Premier League sonte mbrëma në Londër.

Pas dy ndeshjeve radhazi në transfertë, Arsenali rikthehet sonte në stadiumin Emirates, ku i bën konak skuadrës së Southamptonit.

Të dy skuadrat po luftojnë në objektiva totalisht të ndryshëm, me liderin Arsenal që po konkurron për titullin e Premier League – të parin që nga 2003/04, dhe Southamptoni në anën tjetër e cila rangohet në pozitën e fundit tabelare, me vetëm 23 pikë të mbledhura.

‘Gunners’ lëshuan pikë në dy ndeshje radhazi, ndaj Liverpool e West Ham, pavarësisht se ndaj të dyjave paraprakisht kishte udhëheqjen e dy golave, vetëm për të përfunduar në fund me rezultat 2-2 të dyja ndeshjet.

Me katër pikë të lëshuara radhazi, londinezët tani rrezikojnë seriozisht pozitën e parë, pasi me gjendjen aktuale – duke i llogaritur edhe potencialisht fitore ndeshjet e pazhvilluara të Cityt, diferenca e pikëve mes të dyja skuadrave do të zvogëlohej në vetëm një pikë. Dy skuadrat gjithashtu përballen kokë më kokë me njëra tjetrën të mërkurën e ardhshme, në atë që mund të “përcaktojë” edhe fatin e skuadrës që mund të ngre titullin lart, shkruan Sinjali Sport.

Kësisoj, sonte mund të konsiderohet ‘treni i fundit’ për Arsenalin në shpresat e tyre për titull, pasi edhe një dështim potencial ndaj Southamptonit, ata mund të mos e kenë më në duart e tyre fatin e titullit.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, me një ndryshim të madh te Arsenali, ku Granit Xhaka do të mungojë në këtë sfidë, dhe vendin e tij do ta zë mesfushori portugez, Fabio Vieira.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Arsenal XI: Ramsdale, White, Holding, Gabriel, Zinchenko, Partey, Vieira, Odegaard, Saka, Martinelli, Jesus.

Southampton XI: Bazunu; Walker-Peters, Bella-Kotchap, Bednarek, Perraud; Ward-Prowse, Lavia, Alcaraz, Elyounoussi; Armstrong, Walcott.

Dueli fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/