image Formacionet zyrtare, Arsenal - Brighton

Futboll

Formacionet zyrtare, Arsenal – Brighton

news image

Arsenal dhe Brighton do të mbyllin duelin e ditës së sotme në kampionatin anglez.

‘Topçinjtë’ mirëpresin në shtëpi skuadrën në formë këtë edicion, Brighton Hove & Albion.

Londinezët, të ndodhur tashmë prapa Man Cityt në tabelë, do të kërkojnë tre pikët e padiskutueshme për të vazhduar luftën deri në fund për titullin kampion.

Ndërkohë Brighton, të cilët ndodhen në pozitën e pozitën e 8-të, po luftojnë për një vend që të dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Arsenal XI: Ramsdale; White, Kiwior, Gabriel Magalhães, Tierney; Ødegaard(C), Jorginho, Xhaka; Saka, Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli.

Brighton XI: Steele; Groß, Colwill, Dunk(C), Estupiñán; Caicedo, Gilmour; Enciso, Mac Allister, Mitoma; Ferguson.

Dueli fillon nga ora 17:30.

/GazetaSinjaliSport/