Policia e Kosovës ka kapur gjysmë kilogramë marihuanë mbrëmë në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në qytetin e Pejës.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i dyshuar që u arrestua pasi u kap me marihuanë, është 29-vjeçari, Ahmet Balaj.
Sipas raportit të Policisë, Balaj u kap me 523.7 gram marihuanë.
Ndryshe rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi njoftoi se lidhur me këtë rast dhe ndaj të dyshuarit, prokurorja do të bëjë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Përveç arrestimit të Ahmet Balajt, Sinjali mëson se janë kryer edhe bastisje në disa lokacione.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.