image Zbulohet data dhe ora e El Clasicos së radhës

Futboll

Zbulohet data dhe ora e El Clasicos së radhës

news image

La Liga ka caktuar ditën kur do të zhvillohet “El Clasico” në ndeshjen e dytë, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Më 20 mars Real Madrid dhe Barcelona do të përballen me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Los Blancos”.

Vlen të përmendet se ndeshja e parë në mes dy gjiganteve Barcelona dhe Real Madrid ka përfunduar  me rezultat 1:2 për madrilenët.

Golat për ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti i patën shënuar David Alaba dhe Lucas Vazquez, ndërsa për Barcelonën tashmë i pensionuari, Sergio Aguero.

Tani, me përforcimet e blaugranasve pritet një ndryshim i madh, sidomos pas paraqitjeve të larta që kanë zhvilluar në javët e fundit.

Kujtojmë, se ndeshja do të fillojë në ora 21:00 në arenën madhështore të Galaktikëve.

 /GazetaSinjaliSporti/