Shkencëtarët australian pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin të mbushur për pesë ditë.
Skuadra e kërkuesve nga Universiteti “Monazh” në Melburn thotë se bateria e përbërë nga sulfur litiumi, është katër herë më e fuqishme sesa bateritë tradicionale.
Shumica e baterive janë vetëm me jone litiumi dhe alternativa me sulfur litiumi ka mundësinë që të mbajë të mbushur pajisjet për më shumë kohë.
Megjithatë, kjo lloj baterie ka një jetëgjatësi më të shkurtër dhe përpjekjet e mëparshme për prodhimin në masë të saj kanë dështuar. /Gazeta Sinjali/