image Viber paralajmëron risi, thirrje falas me telefonat fiks dhe celular për këta përdorues
[wp-story id="814678"]

Telefona

Viber paralajmëron risi, thirrje falas me telefonat fiks dhe celular për këta përdorues

news image

“Viber” tashmë do të ofrojë falas 30 minuta telefonata dalëse nga aplikacioni drejt numrave celularë dhe fiks çdo muaj për përdoruesit filipinas. Funksionin e ri mund ta shfrytëzojnë edhe komunitetet filipinase jashtë shtetit si në Hong Kong, Kuvajt dhe Singapor.

Kështu përdoruesit e mesazheve do të jenë në gjendje të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe familjen që mund të mos kenë akses në internet gjatë gjithë kohës.

Këtu do të përfshihen numrat e telefonisë fikse dhe celulare nga lista e Viber-it me 60 shtete në mbarë botën.

Tradicionalisht, Viber e ka vënë një funksion të tillë të disponueshëm përmes “Viber Out” ku përdoruesit duhet të paguajnë një kosto minimale mujore të abonimit prej 5,99 dollar në muaj për të kryer thirrje të pakufizuara.

/GazetaSinjali/