image Tre persona të armatosur terrorizojnë disa qytetarë në Istog, ua ndalojnë veturën dhe grabisin krejt çka kishin

Siguri

Tre persona të armatosur terrorizojnë disa qytetarë në Istog, ua ndalojnë veturën dhe grabisin krejt çka kishin

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se para disa ditësh ka ndodhur një grabitje e armatosur në fshatin Suhogerll të Istogut, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar një veturë e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë dhe kanë kërkuar që viktimat, njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.

Sipas Policisë, viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga të dyshuarit kanë marrë: 900 euro, dy telefona, të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy kilometra nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe arrestuar gjatë ditës së djeshme.

“Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri (3) lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) armë të gjata tre karikator.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy (2) të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt.”

/GazetaSinjali/