image Vodhën telefona e stoli ari, hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Lipjan

Siguri

Vodhën telefona e stoli ari, hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Lipjan

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Lipjan, ku një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, në shtëpinë e të dyshuarit janë vjedhë tetë telefona të ndryshëm dhe stoli ari.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori.

/GazetaSinjali/