image Arrestohet një person në Suharekë për dhjetëra vepra penale

Siguri

Arrestohet një person në Suharekë për dhjetëra vepra penale

news image

Një person me inicialet K.I., 22-vjeçar është arrestuar në Suharekë nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer disa vepra të rënda penale, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari ishte në kërkim nga Policia e Mitrovicës për 16 vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në
filiale për transferim të parave dhe pompa të derivateve.


Në cilësi të provave materiale, në vendbanim të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar çanta, portofolë, stoli ari, kapela, vegla te ndryshme, dylbi, çelësa të veturave, pistoletë lodër, thika, motorola, telefona, pasaportë, veshmbathje dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.

Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./GazetaSinjali/