image Zbulohet arsyeja pse Lady Gaga u nda nga i dashuri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Zbulohet arsyeja pse Lady Gaga u nda nga i dashuri

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore Lady Gaga, ditë më parë pranoi se është beqare.

33-vjeçarja në ditën e dasmës së mikes së saj, e zbuloi se i kishte dhënë fund lidhjes me inxhinierin e audios, Dan Horton.

Mediat rozë kanë zbuluar sot se arsyeja që çoi në ndarjen e dyshes ishte fakti se Dan ishte shumë jo i matur sipas këngëtares. Kjo gjë ka sjellë edhe mosmarrëveshjet mes tyre, të cilat kanë vazhduar për disa kohë.

Kjo ka bërë që çifti të vendosin të jenë larg njëri-tjetrit.

Kujtojmë se lidhja e Gaga-s me inxhinierin e audios nisi në muajin korrik të këtij viti, atëherë kur të gjithë mendonin se ajo do të niste një histori dashurie me aktorin e njohur Bradley Cooper./Gazeta Sinjali/