image I dashuri e zë Bebe Rexhen duke bërë video

Bota e Yjeve

I dashuri e zë Bebe Rexhen duke bërë video

news image

Këngëtarja shqiptare më famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë aktive në rrjetin social Tik Tok, ku është njëra prej shqiptareve më të ndjekura, duke numëruar afro shtatë milionë ndjekës.

Përderisa Tik Tok, është kthyer në një nga aplikacionet më të përdorura nga të rinjët, 31-vjeçarja poston shumë shpesh video interesante, duke marrë kështu vëmendjen e ndjekësve të saj.

Në videon e publikuar së fundmi, Bebe Rexha shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Hello, my name is Zuzie”, një karakter argëtues.

E teksa ishte duke xhiruar veten e saj në dhomën e fjetjes, shihet që i dashuri i saj, regjisori, Keyan Safyari, në një moment afrohet për të parë se çka ishte duke bërë ajo.

Përderisa e dashura e tij kërcen para kamerës, regjisori amerikan tund kokën kurse këngëtarja shqiptare qesh kur e kupton se ai po e shikon atë. /GazetaSinjali/

@beberexha

After one glass of vino. Quick cameo by mi amore

♬ original sound – ????????