image Zbulohen nominimet për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Premier Ligë nga "PFA"

Futboll

Zbulohen nominimet për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Premier Ligë nga “PFA”

news image

Janë zbuluar nominimet e lojtarëve për çmimin e më të mirit të vitit nga PFA (Professional Footballers’ Association).

Harry Kane, Kevin De Bruyne, Mohamed Salah, Sadio Mane, Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo janë gjashtë lojtarët e nominuar për çmimin e më të mirit.

Kujtojmë që çmimin për Lojtarin më të mirë të Sezonit nga EASports e fitoi belgu Kevin De Bruyne.

Ceremonia e çmimeve do të mbahet më 9 qershor nga ora 20:00.

Kujtojmë që Man City u shpall kampione e Premierligës për sezonin 2021-22, duke përfunduar lidere në tabelë me një pikë më shumë se Liverpooli.

/GazetaSinjaliSport/