Të dielën zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve.
UEFA, për finalen e madhe tashmë ka përzgjedhur gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë.
Kombëtarja Spanjës do të përballet me Francën këtë të diele nga ora 20:45.
“Furia e Kuqe” mposhti në gjysmëfinale me Italinë 2-1, kurse “Trekolorët” fituan 3-2 ndaj Belgjikës.
Ndërsa kjo përballje i është besuar anglezit Anthony Taylor që është gjyqtar me shumë përvojë.
Gjyqtarët do të jenë nga Anglia, ndihmësit e Taylor do të jenë Gary Beswick e Adam Nunn, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Craig Pawson. /Gazeta Sinjali Sporti/