image Kuvendi voton raportin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve - Sinjali

Kuvendi voton raportin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve

news image

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se pajtohen plotësisht me të gjeturat në raportin e mbikëqyrjes nga komisioni parlamentar.

Ministrja tha se mbikëqyrja që e bën komisioni parlamentar ua lehtëson punën edhe atyre.

“Janë dy nga ligjet që ndonëse janë votuar në Kuvend, s’kanë hasur zbatim. Përmes mbikëqyrjes që bëjnë komisionet lehtësohet edhe puna jonë, sepse përmes raporteve që i voton ky Kuvend e kuptojmë se cilat janë problemet që duhet adresuar. Kemi trajtuar raportin e mbikëqyrjes së këtij ligji dhe pajtohemi plotësisht me të gjeturat”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin