image Si i parasheh draft-ligji pagesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për punën jashtë orarit

Financa

Si i parasheh draft-ligji pagesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për punën jashtë orarit

news image

Në bazë të draftit për Ligjin e Pagave janë mësuar edhe pagesat për punën që bëhet jashtë orarit për disa kategori.

Në dokumentin e Siguruar nga Gazeta Sinjali, mësohet se gjykatësit dhe prokurorët përfitojnë kompensim për punën e tyre jashtë orarit, punën në fundjavë, punën në ditët festive dhe për punën gjatë natës.

Sipas këtij draft-ligji, 20% në orë do të paguhen për kujdestari, 30% në orë për punë gjatë natës, 30% në orë për punë jashtë orarit, 50% në orë për punë gjatë ditëve të festave dhe 50% në orë për punë gjatë fundjavës.

Po ashtu, kompensimi i tyre thuhet se mund të bëhet edhe me pushim.

Përveç tjerash, janë paraparë edhe shtesat për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, të cilët parashihet të marrin shtesa deri në 20% të pagës bazë.

Kurse, në bazë të draftit për Ligjin e Pagave, Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend. Koeficienti për pagën e presidentit do të jetë 20.

Ndërsa kryekuvendari dhe kryeministri me koeficient 19. Njëjtë si ta është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Kushtetueses e kanë koeficientin 17, kurse deputeti, ministri e gjyqtari i Kushtetueses me koeficient 16.

/GazetaSinjali/