image Gjyqtarët kosovarë delegohen nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare në muajin mars

Futboll

Gjyqtarët kosovarë delegohen nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare në muajin mars

news image

Genc Nuza dhe Visar Kastrati, në muajin e ardhshëm do ta ndajnë sërish drejtësinë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.

Në fakt, Nuza është deleguar nga UEFA në ndeshjet e “Elite Round” të kombëtareve U17, e të cilat zhvillohen prej 22 deri më 30 mars. 

Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjet e grupit 7, ku bën pjesë edhe Serbia.

Përveç Serbisë, pjesë e këtij grupi janë edhe Sllovenia, Turqia dhe Uellsi. Ndeshjet do të zhvillohen në Slloveni.

Ndërkaq, Kastrati është caktuar për ndeshjet kualifikuese të Kombëtareve U21 të muajit mars, derisa ndeshjen të cilën do ta gjykojë do të bëhet e ditur më vonë.  /Gazeta Sinjali Sporti/