image Ylli i Liverpoolit: Isha pranë vdekjes, fillova ta shkruaja testamentin

Futboll

Rrëfimi/ Ylli i Liverpoolit: Isha pranë vdekjes, fillova ta shkruaja testamentin

news image

Virxhil Van Dijk cilësohet ditët e sotme si një nga mbrojtësat më të fortë në botë, në mos më i miri.

Holandezi ishte nga hallkat kryesore të trajnerit Jurgen Klopp në triumfin e sezonit të kaluar nga Liverpuli në Ligën e Kampionëve. 28-vjeçari madje fitoi edhe çmimin UEFA për lojtarin më të mirë në sezonin e kaluar dhe ishte në treshen e finalistëve sëbashku me Ronaldon dhe Mesin në çmimin e FIFA The Best.

Ndërkaq, Van Dijk ka rrëfyer se i ka shkuar shumë pranë vdekjes, teksa në një moment duke menduar më të keqen nisi të shkruante edhe testamentin.

Mbrojtësi në vitin 2012, kur aktivizohej për Groningenin ka vuajtur nga apandesiti dhe një infeksioni në veshka.

“Isha pranë vdekjes. Në atë moment mendova më të keqen dhe nisa të shkruaja testamentin. Në shumicën e këtyre rasteve, pacienti vdes. Në spital shihja tubat të cilat ishin të lidhura me trupin tim, nuk mund të bëja asgjë. Nisa të shkruaja testamentin dhe një pjesë të parave i kisha për mamanë time. Asnjë nuk donte të fliste për fundin tim, por unë duhet ta bëja”, u shpreh Van Dijk.