Klubi i Leicester është duke insistuar që të transferoj falas mesfushorin e Liverpool, Adam Lallana.
Anglezit i mbaron kontrata gjatë verës dhe mund të transferohet falas tek Leicester, transmeton Gazeta Sinjali.
Liverpool nuk e ka ndërmend që të ia zgjasë kontratën 31 vjeçarit pasi dëshiron të bëj vend për transferimet e reja.
Menaxheri i Leicester, Brendan Rodgers është një fans i Lallanas dhe e do me çdo kusht atë gjatë verës.
Liverpool i ka dhënë leje Lallanas që të filloj bisedimet me klubet e reja pasi sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e tyre.
Lallana u nënshkroi me Liverpoolin në vitin 2014-të. Ai ka luajtur 175 herë për ‘The Reds’ dhe ka shënuar 22 gola.
Këtë sezon, Lallana ka bërë 13 paraqitje në Premier Ligë, ku 10 herë ka hyrë si zëvendësues. Ai ka shënuar një gol dhe ka një asistim./Gazeta Sinjali/