image Xhavit Drenori pretendon se është sulmuar nga djali i prokurorit Berisha - Sinjali

Xhavit Drenori pretendon se është sulmuar nga djali i prokurorit Berisha

news image

Kandidati i Iniciativës Qytetare “Green për Drenas” për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, tha se është sulmuar fizikisht para zyrës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Drenori pretendon se është sulmuar nga djali i prokurorit, Ibrahim Berisha dhe se kishte marrë paralajmërim se do të sulmohet.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën ‘Xhevë dhe Fehmi Lladrovci’ në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast. Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti.

Në zgjedhjet komunale që u mbajtën të dielën në Komunën e Drenasit, Drenori doli i katërti, me 4.04 për qind të votave./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin