Futbollisti kosovar, Granit Xhaka gjatë kohës sa po qëndron në karantinë po i shikon disa ndeshje të tij të vjetra.
Përmes një postimi, ai ka treguar se është duke shikuar ndeshjen kur e kishte mposhtur Manchester Unitedin, sa ishte pjesë e Baselit, transmeton Gazeta Sinjali.
Në këtë ndeshje, Basel kishte shënuar fitore me rezultat 2:1. Xhaka kishte luajtur 83 minuta.
‘Diçka që duhet shijuar përsëri. E vjetër por e artë’, ka shkruar kosovari në postimin e tij./Gazeta Sinjali/