Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka reagoi sot ndaj situatës së tensionuar në veri të Kosovës, duke dënuar ashpër sulmin ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
“Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, u shpreh Xhaçka në një postim në Facebook.
Më herët, edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë se BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it dhe përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.