image Xavi: Nesër është një test i mirë, është sikurse finale për ne

Futboll

Xavi: Nesër është një test i mirë, është sikurse finale për ne

news image

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur në konferencë për shtyp për përballjen e radhës ndaj Napolit në Ligën e Evropës.

“Napolitanët” nesër e presin Barcelonën në ndeshjen kthyese në Ligën e Evropës, me ndeshjen e parë që u mbyll me rezultat 1:1.

Tekniku spanjoll është optimist para këtij takimi dhe beson se nesër është shansi i duhur që të tregojnë se mund të garojnë ndaj një rivali të fortë.

“Nesër është një test i mirë për Barcelonën dhe shans për të treguar që mund të garojmë në Evropë ndaj një rivali të fortë”.

“Çdo ndeshje është finale për ne dhe vjen me urgjencë. Jemi duke luajtur në stadiumin Diego Armando Maradona. Jemi të motivuar dhe mund të garojmë normalisht, pa pasur komplekse”.

“Pres që Napoli të shtyjë shumë. Çfarë duam ishte të dominojmë ndeshjen, duke e ditur që nuk do jetë e lehtë. Do jetë betejë për top dhe posedim. Napoli është skuadër e nivelit të Ligës së Kampionëve, që janë duke garuar edhe për Scudetto”.

“Do hyjmë në lojë njësoi si të kishim fituar 2:1 ose 3:1. Do jetë për dominimin e lojës me top. Nesër do jetë një luftë në futboll, kush do që e ka topin do këtë fitim më shumë”, deklaroi ai.

Përballja fillon nesër në ora 21:00 në “Diego Armando Maradona”. /GazetaSinjaliSporti/