image Xavi i pakënaqur me barazimin ndaj Sevillës: Ne e merituam fitoren

Futboll

Xavi i pakënaqur me barazimin ndaj Sevillës: Ne e merituam fitoren

news image

Ka përfunduar derbi mes Sevillas dhe Barcelonës me rezultat përfundimtar 1 me 1.

Ishte një ndeshje që u shoqërua nga disa episode gjatë gjithë rrjedhës së saj.

Fillimisht Sevilla kaloi në epërsi nëpërmjet një goli fantastik nga Papu Gomez, me skuadrën nga Andaluzia që realizoi nëpërmjet një skeme të mrekullueshme.

Araujo barazoi shifrat më pas në fund të pjesës së parë për 1 me 1, rezultat ky që ishte përfundimtar.

Pas ndeshjes, Xavi Hernandez tha se skuadra e tij e ka merituar fitoren në këtë takim.

Ne e merituam fitoren. Kemi luajtur ashtu siç duam, me personalitet, presion dhe qarkullim të lartë të topit. Ky është një terren i vështirë, por ne kemi luajtur shumë mirë“, tha Xavi. /Gazeta Sinjali Sporti/