image Xavi i mbyll derën rikthimit të Messit te Barcelona këtë verë

Futboll

Xavi i mbyll derën rikthimit të Messit te Barcelona këtë verë

news image

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka mbyllur derën rikthimit të Lionel Messit në klubin spanjoll.

Barcelona është rikuperuar ekonomikisht pas disa marrëveshjeve fitimprurëse në lidhje me shitjet e të drejtave televizive.

Kjo ka bërë që blaugranasit të rikthehen fuqishëm në merkato, duke transferuar futbollistë si Lewandowski e Raphinha, e gjithashtu janë afër shërbimeve të mbrojtësit Jules Kounde. Bluagranasit gjithashtu nënshkruan me Franck Kessie e Andreas Christensen si agjentë të lirë.

Pas kthesës së bilancit pozitiv financiar, është menduar edhe rikthimi i Leo Messit në klub, vetëm një vit pasi u largua në drejtim të PSG-së.

Xavi Hernandez megjithatë ka mohuar spekulimet për një rikthim të Messit, duke e quajtur të “pamundur”, pasi ai është në kontratë me klubin parisien, megjithatë sipas tij, të ardhmes nuk i dihet.

“Nuk ka kuptim të flasim për rikthimin e Leo Messit në Barcelonë tani, ai është nën kontratë me PSG-në kështu që është e pamundur. Do të shohim në të ardhmen.

Laporta kishte thënë tashmë se shpresonte se nuk ishte ende fundi për Messin te Barça”, ka deklaruar tekniku spanjoll.

/GazetaSinjaliSport/