image Xavi Hernandez vërshohet nga gazetarët pas mbërritjes në Aeroportin e Barcelonës

Futboll

Xavi Hernandez vërshohet nga gazetarët pas mbërritjes në Aeroportin e Barcelonës

news image

Xavi Hernandez u pa sot në Aeroportin e Barcelonës ku u “vërshua” nga gazetarët të cilët e kanë pyetur atë për arsyen e rikthimit në Kataluni, transmeton Sinjali Sport.

Mediat spanjolle po aludojnë se Ronald Koeman i ka ditët e numëruara dhe Xavi Hernandez është kandidati kryesor për të zëvendësuar atë në stolin e Barcelonës.

Ish lojtari i blaugranasëve deklaroi se ai është në Barcelonë për pushime me familje madje duke mohuar të gjitha pyetjet që lidhin atë me Barcelonën.

Gazetarët e pyetën nëse do të takohet me Barcelonën për postin e trajnerit.

“Nuk di asgjë, jam këtu në pushime me familjen time. Kjo është e vërteta, mirë, mirë!”, deklaroi Xavi Hernandez. /Gazeta Sinjali Sporti/