image West Hami refuzon edhe ofertën e Man Cityt për Ricen

Futboll

West Hami refuzon edhe ofertën e Man Cityt për Ricen

news image

West Hami ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt të dorëzuar mbrëmë ndaj ‘Çekanëve’ për Declan Rice.

Manchester City mbrëmë lansoi ofertën e tyre të parë për mesfushorin Declan Rice, e cila ishte në regjionin e 80 milionë funteve, plus 10 milionë funteve shtesa.

E West Hamit duket se nuk i ka bërë fare përshtypje kjo ofertë, çka ka bërë që të refuzohet menjëherë, raporton David Ornstein nga The Athletic, përjcell Sinjali Sporti.

Londinezët kanë bërë me dije që dëshirojnë 100 milionë funte për lirimin e ndërkombëtarit anglez.

‘Çekanët’ gjithashtu kanë refuzuar dy oferta edhe nga Arsenal. Më e fundit ishte ajo e 75 milionë funteve, plus 15 milionë shtesa.

Gjatë ditës së sotme, Arsenali pritet të bëjë ofertën e tretë, në tentim për ta mbyllur këtë sagë transferimi, për të mos e lejuar Man Cityn që t’ia rrëmbejë futbollistin i cili ka qenë prioritet i londinezëve tash e disa muaj.

Arsenal janë gjithashtu afër transferimit të mbrojtësit Jurrien Timber nga Ajax, derisa ka kompletuar transferimin e Kai Havertz nga Chelsea për 65 milionë funte, zyrtarizimi i të cilit mund të bëhet nga çasti në çast.

/GazetaSinjaliSport/