image West Hami mposhtë Liverpoolin në spektaklin e dhuruar nga dy ekipet

Futboll

West Hami mposhtë Liverpoolin në spektaklin e dhuruar nga dy ekipet

news image

West Ham ka bërë befasinë e javës duke e mposhtur në shtëpi Liverpoolin, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

“Çekanët” triumfuan me rezultat të ngushtë 3 – 2.

Ndeshja nisi më mirë për West Ham që kaluan në epërsi pas vetëm katër minutave, pasi nga një gjuajtje nga korneri, Alisson në përpjekje për të larguar topin, shënoi autogol (4′).

Por, Liverpool pastaj barazoi rezultatin përmes Alexander Arnold që shënoi eurogol nga gjuajtja e lirë (41′), rezultat me të cilin mbaroi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, West Ham shënoi sërish, këtë herë përmes Fornals që shënoi nga afërsia pas një asistimi të bukur nga Bowen (67′).

Pas vetëm shtatë minutave, Kurt Zouma dyfishoi epërsinë e West Ham pas një harkimi të shkëlqyer nga Bowen.

Ndërkohë, në minutat e mbetur, Liverpool arriti të ngushtoi epërsinë përmes Divock Origi, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Me këtë fitore, West Ham ngritët në pozitën e tretë me 23 pikë, një pozitë më lartë se Liverpool, që zë vendin e katërt me 22 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/