Ish-shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori, William Walker, sot ka vizituar Policinë e Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, priti ambasadorin në zyrën e tij.
Qalaj e njoftoi nga afër ambasadorin Walker me angazhimet dhe aktivitetet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Walker, në shenjë mirënjohjeje mori një pllakatë policore nga drejtori Qalaj./ Gazeta Sinjali