Një person është arrestuar në fshatin Stanovc i Epërm të Vushtrris, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka kërcënuar kunatën e tij.
Ngjarja ka ndodhur ditën e martë rreth orës 23:00, teksa raportohet se i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/