Komuna e Vushtrrisë sot ka shënuar tri raste të reja me koronavirus, ndërsa për dy ditë janë shëruar 26 persona.
Për këtë, drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri thotë se rezultati po përmbyset për të mirë.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, dje dhe sot nga komuna jonë janë shëruar 26 raste nga Covid 19, kurse në këto dy ditë kanë rezultuar pozitiv 12 raste! Më në fund duket se po përmbyset rezultati për të mirë. Vazhdoni të na ndihmoni duke respektuar rekomandimet”, ka shkruar Meholli në Facebook./Gazeta Sinjali/