image E mitura nga Vushtrria me probleme shikimi s’ka ndihmë në klasë, po i vështirësohet shkollimi - Sinjali

E mitura nga Vushtrria me probleme shikimi s’ka ndihmë në klasë, po i vështirësohet shkollimi

news image

14 vjeçarja, Enesa Azemi nga Vushtrria vuan nga problemet me shikimin, gjë që po ia vështirëson edhe shkollimin.

Ajo thotë që përpos bullizimit që i vije nga shoqëria e shpesh edhe mësimdhënësit, shkolla në Vushtrri, ku ajo vijon mësimet nuk ia plotëson as kushtet për arsimim.

Nxënësja tregon se nuk kanë pasur as asistentë siç parashihet me një udhëzim administrativ që ka nxjerrë Ministria e Arsimit

Ajo pjesën tjetër të aktiviteteve pas mësimit i vazhdon në OJQ “Drita Jonë”. Sipas drejtoreshës së kësaj qendre ndihmë rreth 100 fëmijë janë pjesë e kësaj OJQ.

Nga drejtoria komunale e arsimit në Vushtrri thonë që janë duke punuar për të siguruar më shumë asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Sipas statistikave, në këtë komunë janë 120 nxënës me nevoja të veçanta që vijojnë mësimin pa kushtet e duhura. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin