image Futbollistët e pafat të Kosovës, arrijnë të fitojnë kupën, por detyrohen të bëjnë gjumë në ambientin e Aeroportit - VIDEO - Sinjali

Futbollistët e pafat të Kosovës, arrijnë të fitojnë kupën, por detyrohen të bëjnë gjumë në ambientin e Aeroportit – VIDEO

news image

Futbollistët e rinj nga Vushtrria mbetën të ngujuar rreth 13 orë në Aeroportin e Malmos së Suedisë. Kjo pasi që fluturimi i tyre është shtyrë nga kompania “Wizz-Air”.

Nga disa video të dërguara për Sinjalin, shihen pamjet ku futbollistët nga Vushtrria bëjnë gjumë në ambientin e Aeroportit.

Në përmbyllje të turneut “Sölvesborg Cup 2022” në Suedi, ku morën pjesë 80 ekipe (79 suedeze ), FC Forca e Vushtrrisë-U13 shkëlqyen duke dhuruar spektakël futbolli dhe duke u shpallur kampion në këtë kategori.

FC Kosova u nderua me kupën fituese si dhe medalje.

Sidoqoftë, organizimi i fluturimit la për të dëshiruar pasi futbollistët u detyruan të pushonin në karriget e Aeroportit.

/GazetaSinjaliSport/



Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: