image E rëndë: Burri nga Vushtrria i jep fund jetës duke u varur në pemë - Sinjali

E rëndë: Burri nga Vushtrria i jep fund jetës duke u varur në pemë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para një ore në rrugën “Selim Drevinja” të Vushtrrisë, ku një person ka bërë vetëvrasje.

Sinjali mëson se një 85-vjeçar u gjet i varur në pemën e oborrit të shtëpisë së tij.

Rastin e ka denoncuar në Polici djali i viktimës, i cili ka deklaruar se e ka gjetur babain të vdekur.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti policor, viktima dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer duke u varur me një shall në pemë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin