image “T’i qes zorrët n'tokë, zhduku prej faqes së dheut”/ Burri nga Vushtrria kërcënohet nga vëllezërit e ish-gruas së tij

Siguri

“T’i qes zorrët n’tokë, zhduku prej faqes së dheut”/ Burri nga Vushtrria kërcënohet nga vëllezërit e ish-gruas së tij

news image

Një 40-vjeçar në Vushtrri është kërcënuar sot në mesditë nga vëllezërit e ish-bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se 40-vjeçari ka shkuar në Qendrën për Punë Sociale, për t’i dërguar dy vajzat e tij, 4 dhe 7 vjeç, të takohen me nënën e tyre.

Mirëpo, pasi ka dalë nga vetura, ai i ka parë dy vëllezërit e ish-gruas së tij, të cilët janë nga fshati Abri e Drenasit. Viktima ka kërkuar nga ta që të largohen me arsyetimin se po frikësohen vajzat, por ata kanë refuzuar.

Siç mëson Sinjali, njëri nga vëllezërit e ka shtyrë atë me dy duart dhe më pas i ka thënë “mshele gojën se t’i qes zorrët jashtë”.

Pas tij, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër, i cili i ka thënë viktimës “t’vras, zhduku prej faqes së dheut”.

Por, në ato momente ka ndërhyrë ish-bashkëshortja e 48-vjeçarit, duke i larguar vëllezërit e saj.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, ndërsa viktima është intervistuar.

Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit ende nuk janë hasur nga Policia, ndërsa është njoftuar prokurori kujdestar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Kanosje”.

/GazetaSinjali/