image Vushtrria triumfon ndaj Lirisë në penallti, afër Superligës

Futboll

Vushtrria triumfon ndaj Lirisë në penallti, afër Superligës

news image

Ka përfunduar finalja e play-offit të Ligës së Parë mes Lirisë dhe Vushtrrisë.

Pas 120 minutave lojë, Vushtrria ka fituar duelin e finales së Play-Offit.

Pas 90 minutave, ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 çka bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime.

As në 30 minutat shtesë të vazhdime nuk pati gola të shënuar, duke shkuar ndeshja në penallti.

Në penallti, më të saktë u treguan vushtrriasit, të cilët triumfuan me rezultat 5-3.

Vushtrria do të luajë ndeshjen e barazhit ndaj skuadrës e cila do të përfundojë në vendin e tetë në tabelën e Superligës së Kosovës.

/GazetaSinjaliSport/