image Vushtrria ndan 200 mijë euro për përballimin e situatës nga virusi Covid-19

Kosovë

Shëndetësi/ Vushtrria ndan 200 mijë euro për përballimin e situatës nga virusi Covid-19

news image

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 200 mijë euro për përballimin e situatës si rezulat i pandemisë së virusit Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në mbledhjen e jashtëzakoshme të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, miratua propozim vendimi që të ndahen 200.000 euro për përballimin e situatës emergjente si rezultat e pandemisë Coronavirus”, ka shkruar Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka falënderuar të gjithë asambleistët e Vushtrrisë për përkrahjen e këtij propozimi.

“Dua të falenderoj të gjithë asambleistët e të gjitha grupeve politike të Vushtrrisë që unanimisht e përkrahen këtë propozim si dhe masat tjera të ndërmarra nga Shtabi Emergjent Komunal. Do ta fitojmë edhe këtë betejë, bashkë”, ka shkruar Tahiri.

Deri tani në Vushtrri janë konfirmuar 6 raste me Covid-19, përkatësisht janë nga fshati Studime e Ultë./Gazeta Sinjali/