image Vushtrria kampione e Ligës së Parë, rikthehet në EBC Ligën e Femrave

Basketboll

Vushtrria kampione e Ligës së Parë, rikthehet në EBC Ligën e Femrave

news image

Klubi basketbollistik Vushtrria është shpallur kampione e Ligës së Parë në konkurrencën e femrave, transmeton Sinjali Sport.

Skuadra vushtrriase në finale e tretë të ‘Play-offit’ ka shënuar fitore ndaj United Basketball me shifrat 66-62.

Ndeshjen e parë e kishte fituar skuadra nga Gjilani 85:64, kurse sfidën e dytë skuadra vushtrriase 70-62, pas vazhdimeve.

Vushtrria në gjysmëfinale kishte mundur AA Kerasan Prishtinën, kurse United Basketball kishte eliminuar Junior 06.

Kupën skuadrës fituese ua dorëzoi Komisari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija.

Vushtrria edicionin e ardhshëm do të luajë në EBC Ligën e Femrave, ku e pret një garë shumë interesante dhe e vështirë./Gazeta Sinjali Sporti/