image Vushtrria i kërkon objektet e Akademisë për Siguri Publike t'i shfrytëzoj për karantinë - Sinjali

Njoftim/ Vushtrria i kërkon objektet e Akademisë për Siguri Publike t’i shfrytëzoj për karantinë

news image

Në mbledhjen e Shtabit Komunal të Vushtrrisë, anti Covid-19, sot është vendosur që t’i kërkohet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, që të vënë në dispozicion ambientet e saj për karantinë alternative.

Po ashtu, nga sot janë vendosur edhe tenda në oborrin e QMF 1 në Vushtrri, për skanim të pacientëve që mund të jenë të dyshuar për koronavirus, kjo me qëllim që infeksionet të mos futen brenda objekteve të QKMF-së.

“Kështu do të ruajmë shëndetin e stafit dhe pacientëvë të tjerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: