image Vushtrria fiton 335 mijë euro për performancën e lartë

Kosovë

Grant/ Vushtrria fiton 335 mijë euro për performancën e lartë

news image

Komuna e Vushtrrisë ka fituar 335 mijë euro grant, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Komuna e Vushtrrisë është vlersuar ndër komunat me performancën më të lartë nga MAPL, Qeveria Zvicrane, Qeveria Suedeze dhe Norvegjeze

“Komuna e Vushtrrisë ndër komunat me performancën më të lartë, e vlersuar nga MAPL, Qeveria Zvicrane, Qeveria Suedeze dhe Norvegjeze, e me këtë rast ka fituar mbi 335 mijë € grant! Faleminderit për punën e mirë dhe përkushtimin e përbashkët”, ka shkruar Tahiri.

Derisa ka bërë të ditur se në fillimin e mandatit të tij, Komuna e Vushtrrisë ka qenë në vendin e 17-të për nga performanca./Gazeta Sinjali/