Dje rreth orës 17:00 në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë një person ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës, vetura ishte e parkuar në rrugën para shtëpisë dhe vlera e dëmit është rreth 2 mijë e 600 euro.
Po ashtu, bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa njësiti i zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin.